Arrestohen dy elektriçistë në Maliq pasi u kapën në flagrancë duke shpërdoruar detyrën .
Burime zyrtare bëjën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A.T, 24 vjeç dhe I.B, 27 vjeç, banues në Gramsh.
Të arrestuarit punonin në një firmë private ku ishin të punësuar si elektricistë.
Autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në Moglicë, kanë vjedhur 50 m kabëll tokëzues.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
06.02.2019