Policia kap 32 vjeçarin e shpallur në kërkim, për ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, si edhe i dyshuar për disa ngjarje të tjera!
Pas një informacioni se ku gjendej 32 vjeçari i kërkuar, është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë.
Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë është prangosur menjëherë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”. Alikaj dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës. Ai ka qëlluar me armë zjarri automatik. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dhe 22 si edhe 278 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete. Gjithashtu janë edhe 1 palë dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:
Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik.
Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh.
Blendo (Edison) Alikaj është shtetas me precedentë penal. Ai dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti