Arrestohen dy shqiptarë nga policia italiane, pas një kontrolli rutinë në makinat e tyre.
Ishin karabinierët e qytetit të Leçes, ata që zbuluan trafikantët e drogës duke ndaluar transportuesit, në zonën e quajtur Torre Chianca.
Përveç dy shqiptarëve, në pranga ka rënë edhe një italian.
Të ndaluarit janë italiani 42-vjeçar Salvatore Certaldo, dhe dy shqiptarë.
36-vjeçari Renato Lograno, i lindur në Tiranë, e banues në Firence dhe 29-vjeçari Oltion Proko, i lindur në Vlorë.
Në makinat e tyre u gjet një sasi prej 200 kilogram drogë.
Renato u ndalua gjatë një kontrolli në rrugë, teksa drejtonte makinën e tij Mazda. Aty autoritetet italiane zbuluan 50 pako me 54 kg marijuanë.
Pas tij vinte edhe një tjetër shqiptar me Nissan, që rezultoi të kishte lidhje me të parin.
Në makinën e tij, Proko kishte fshehur 150 kg drogë.
www.lajm-shqip.com