Në aeroportin e kryeqytetit të Gjermanisë janë arrestuar dy shqiptarë pasi nuk kishin leje për në këtë shtet.
Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të huaj, një turk edhe një iranian, të cilët po ktheheshin nga Athina.
Këta shtetas të ndaluar nga policia gjermane nuk mbanin dokumentacione të rregullta. Nga këta të ndaluar, turku dhe iraniani kërkuan azil.
Ndërsa dy shqiptarët dyshohet se kanë punësuar në mënyrë të paligjshme duke hyrë ilegalisht, pasi nuk kishin as leje qëndrimi në Gjermani.
Atyre iu dha një afat kohorë për tu larguar.
Visar Quni
16.01.2019