Arrestohen dy persona për heroinë , sekuestrohen sasi parashë nga shitja e drogës.Një operacion tjetër i Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, e Policisë Elbasan.
Operacioni policor, arrestohen dy persona për heroinë , sekuestrohen sasi parashë
U realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor. Ky, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e “Moskallëzimi i krimit”. Janë arrestuar në flagrancë , Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan. Ky, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” . Po ashtu, është arrestuar Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan. Burimi zyrtar citon se Marius Tabakut, gjatë kontrollit, i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga verifikimet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli. Kontrolli është ushtruar në banesën e Redi Zenelit, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. I janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës material, një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjithësej 26 doza, një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh. Këto, mësohet se i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike.
Alfrida.Danushi
21.06.2018