Arrestimi i Biznesmenit Shahin Zanaj, ai rrezikon të marrë me vete dhe efektivë policie me të cilët dyshohet se ka bashkëpunuar.
Shërbimi i Brëndshëm në bashkëpunim me prokurorinë e Vlorës kanë marrë në pyetje disa efektivë policie.
Sipas burimeve nga policia, të pyeturit dyshohet se kanë lidhje me kultivimin e lëndës narkotike një vit më parë.
Arrestimi i Biznesmenit, merren në pyetje efektivë policie.
Zanaj dyshohet se ishte njeriu i cili realizonte procesin e mbjelljes dhe përgatitjes. Roli i efektivëve të pyetur dyshohet se ishin në rolin e garantëve.
Ata siguronin se lënda narkotike nuk do të kapej kështu që përfitonin dhe përqindjen përkatëse.
Dyshohet se mardhëniet e Zanajt me efektivët e policisë kanë qënë shumë të afërta.
Deti në momentin që u arrestua, për Zanajn nuk pati kurrë asnjë shoqërim. Kjo është dhe një prej pikave të dyshimta në lidhje me lirshmërinë e aktivitetit të Zanajt.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti
Të ngjashme mund të lexoni: