Arrest shtëpie për 25-vjeçarin: Iu gjet armë pas atentatit me tritol!
Inez Hajrulla, i cili i shpëtoi katër ditë më parë një atentati me tritol në Vlorë, do qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”. Ai do të survejohet nga efektivë të policisë së Vlorë.
Pasi pa gjendjen e të plagosurit pranë një spitali privat në Tiranë dhe vendosi që 25-vjeçari të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Ai akuzohet për “Armë mbajtjes pa lejë”. Ky ka qenë vendimi i gjykatës së Vlorës.
Burimet thanë se Hajrulla ka një këmbë të këputur. Rrrezikon këmbën tjetër pasi sipas mjekëve dhe atë e ka shumë të dëmtuar. Sipas prokurorisë arma e këtij personi ju sekuestrua në makinën e tij “Jeep”. Ajo cila shpërtheu pasi i ishte vendosur një sasinë prej 400 gramë tritol c4.
Inez Hajrulla, 25-vjeçari i arrestuar pak vite më parë nga policia e Vlorës për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa lejë është bërë objekt i një sulmi me tritol C4. Hajrulla ishte duke lëvizur me automjetin tip “Jeep” me targa AA 298 CL, pranë ISSH-së në një bllok banimi, kur makina e tij ka shpërthyer. Nga ky shpërthim i fuqishëm mbeti i dëmtuar rëndë Inez Hajrulla.
02.12.2017