Arratiset gylenisti i arrestuar në Portin e Durrësit pak ditë më parë
Prokuroria e Durrësit kërkon në gjykatën rrethit Durrës zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg.
Kjo kërkesë vjen pasi ajo ka konstatuar mungesën e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus.
Prokuroria gjatë ditës së sotme ka dërguar në kampin e refugjatëve në Babrru një oficer të policisë gjyqësore.
Të ngjashme mund të lexoni:
Në kamp ishin strehuar gylenisti dhe 3 anëtarët e familjes së tij.
Oficieri i policisë ka mbajtur një procesverbal ku konstaton mungesën e personin dhe anëtarëve të familjes.
Nisur nga këto kushte prokuroria e Durrësit kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit.
Njëherësh prokuroria kërkon konfiskimin e 150 00 lekëve që u vendosën si garanci pasurore.
Burimi: Lapsi.al
10.11.2017