Armina Mevlani ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Pop Culture”. Blogerja ka folur për jetën e saj, punën por dhe marrëdhënien me Shkëlzenin.
Armina ka treguar se ata bashkëjetojnë të lumtur dhe se në planet e tyre është edhe martesa.
Të ngjashme mund të lexoni:
• Deklarata e Arminës: Çfarë do të bëja nëse nuk do të isha lidhur me Shkëlzenin…
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer edhe “sekretin” e stolit të tyre të preferuar që ndodhet në Itali, të cilin pak ditë më parë Shkëlzeni e kishte postuar edhe në Facebook.
Mevlani ka rrëfyer se ky stol është i veçantë për ta pasi aty shkojnë gjithmonë për përvejtoret e lidhjes së tyre dhe pikërisht aty ajo ka marrë edhe propozimin për martesë një vit më parë…

Burimi: Panorama.com.al