Kreu i bashkisë Armando Subashi ka shoqëruar ministren Kumbaro në godinën e teatrit. Teatri “Bylis” pothuajse është shëmbur i gjithi nga brenda. Ka rreth një muaj që në këtë godinë po kryhen punime kapitale.
Armando Subashi i thotë ministres ‘ja si do bëhet teatri’…
Çdo gjë aty do transformohet. Bashkia ka nxjerrë nga arka e saj jo pak, por 600 mijë £.
Rikonstruksioni i godinës teatrore u pa sot dhe nga ministrja Kumbaro. Ajo ka falenderuar kreun e bashkisë për këtë investim cilësor.
Duhet thënë se kreut të bashkisë Fier po i ecin punët mirë. Ai ka thithur fonde të shumta si nga Qeveria dhe donatorë të ndryshëm.
Qendra e qytetit falë investimeve ka marë formë tjetër. Përfundimi i investimit mbi lumin Gjanicë do ja shtoj hijeshinë akoma më shumë qytetit të Fierit.
Subashi po punon me kujdes. Bashkia Fier ka investuar miliona deri tani dhe në zona periferike për urbanizimin e ambjenteve.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj