Gërmimet për ndërtimin e një pallati në lagjën numër një të qytetit të Durrësit kanë nxjerrë në pah rrënoja arkeologjike.
Këto rrënoja ende nuk dihet se ciles periudhë i përkasin.
Vendodhja është mbi zonen Arkeologjike B, ku ligjërishtë lejohen ndërtimet e reja.
Dalja në pahë e këtyre mureve ka bërë që punimet të pezullohen duke i zhytur nen ujë këto objekte historike. Megjithëse në përgjigjet e institucioneve përgjegjëse nuk bëhet e ditur se në këtë sipërfaqe janë kryer sondazhe arkeologjike paraprake.
Punimet nga ana e firmës kanë vijuar deri në konstatimin dhe më pasë pezullimin nga ana e ministrisë së kulturës dhe këshillit kombëtarë të arkeologjisë. Do të jenë po këto dy institucione që do të përcaktojnë vijimësinë ose jo të punimeve për objektin e planifikuar nga firma e ndërtimit.
Gjithashtu pritet që këshilli kombëtarë dhe ministria e kulturës të përcaktojnë vlefshmërinë historike të tyre.
Mbetet për tu parë se cfar do të ndodh me këto rrënoja arkeologjike. Gropa ku është gërmuar nga ana e firmës private momentalishtë, është e tej mbushur me ujë. Ajo çfar mund të shihet jo shumë qartë ,është se këto rrënoja arkeologjike të zbuluara duken në formën e një muri të lashtë historikë.
Mbetet për tu vlerësuar nga instancat e sipërpërmendura se sa vlejnë ,dhe se cfar do të ndodhë me këto të fundit .
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi