Arjon Muça, probleme të rënda me shëndetin: Qëndrova 9 muaj në shtrat. Ai është një nga prezantuesit që gjithmonë ka spikatur për paraqitjen e tij dhe për format fizike.
Arjoni i ka befasuar të gjithë pas një statusi të publikuar në rrjetet sociale.
I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Muça tregoi se për shkak të një dëmtimi në këmbë është detyruar të qëndrojë për një periudhë disa mujore në regjim shtrati.
Ai tregoi se si pasojë e këtij dëmtimi dhe regjimit për një kohë të gjatë ka shtuar në peshë rreth 25 kilogramë.
Arjon Muça, probleme të rënda me shëndetin: Qëndrova 9 muaj në shtrat.
Gjatë emisionit, prezantuesi rrëfeu se tashmë prej tre ditësh është vënë në sfidë me veten për të renë nga pesha.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, puna ishte në luhatje dhe nuk isha i qetë dhe isha fokusuar vetëm tek sporti. Bëja shumë sporte të ndryshme dhe mesa duket e ekzagjerova dhe pata këputje të tendinës së Akilit. Ky është një dëmtim nga më të rëndat që mund t’i ndodhë një sportisti dhe i rrezikon karrierën.
M’u deshën 6 muaj pas operacionit për të rimarrë veten dhe pasi iu ktheva jetës normale tendina u këput prap për së dyti.
U operova në Shqipëri herën e dytë dhe kam qëndruar për 4 muaj të tjera në allçi dhe me proteza. Por e ndjej dhe e shoh që nuk do të rikthehem më si më parë. Për 9 muaj kam qëndruar i shtrirë, kam lëvizur vetëm për të takuar të dashurën në Vienë.
Në këto 9 muaj kam qenë shumë pasiv dhe kam ngrën shumë ushqim, kapa maksimumin 100 kile”, rrëfeu Muça.
