Arian Çani provokon Ilda Bejlerin dhe Mustafa Nanon.
Këto dy javë ka zgjatur në media debati mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos.
Moderatorja dhe gazetari janë përfshirë në një debat mes tyre për shkak se Nano e konsideronte vulgare veshjen e saj.
Arian Çani provokon Ilda Bejlerin dhe Mustafa Nanon
Debati u duk se po mbyllej, por është Arian Çani ai që e rihap sërish.
Ai ka shkruar në Instagram: “Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” Çani mendon se Ilda ka ndryshuar stilin e saj të të veshurit pas kritikës së moderatorit Mustafa Nano.
Ky profil i Instagram u tha se është i Arian Çanit nga Sophie e ‘Zonë e lirë’.
Ai ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg rrjetetve sociale.

Klajdi Thaçi
30.03.2018