Ardit Gjebrea përlotet teksa zbulon këngën e tij të preferuar tek ‘Kënga Magjike’
Ardit Gjebrea përlotet
Pasditen e sotme, finalistët e “Kënga Magjike” janë mbledhur në “E diela shqiptare” siç ndodh çdo vit pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë bisedës me artistët, Gjebrea ka zbuluar edhe këngën e tij të preferuar, si asnjëherë më parë.
Moderatori u drejtua nga Egzona Ademi dhe i tha:
“Kënga ime e preferuar është kënga jote. Sa herë e dëgjoj më mbushen sytë me lot”.
Gjebrea u shpreh se në prapaskenë ishte shumë i emocionuar kur Egzona ishte duke kënduar.
Por nuk e shfaqi veten pasi të gjithë do mendonin se ai po favorizonte Egzonën.
“Fakti që kënga ime është e preferuara juaj për mua do të thotë gjithçka”, u shpreh Egzona shumë e lumtur.
Egzona Ademi fitoi mbrëmë çmimin “RTV 21” me këngën “E ndjej”
10.12.2017