Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte ditën e sotme në Shkodër. Ai prezantoi Drejtorin e ri të Policisë vendore, Vehbi Bushatin. Në fjalën e tij Veliu tha, se një nga shtyllat e vettingut është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë.
I gjithë ‘staff’-i i policisë, do kalojnë në ‘sitën’ e ‘Vetting’-ut, tha Ardi Veliu
“Qëllimi i Vettingut në polici është që struktura të jetë me integritet. Vettingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në vetting do të kalohen të gjithë strukturat, duke filluar nga unë i pari, dhe deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo me shkallë të ulët prefsionalizmi, do të largohen. Kjo vlen për gjithë strukturat e policisë së shtetit shqiptar”, tha Veliu.
Po ashtu, kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se do të vijojë goditja e grupeve kriminale.
Ndërsa ka shtuar se do të hetohen edhe personat që kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.
“Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale. Prioritet i dytë është lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu.
www.lajm-shqip.com