Të gjithë drejtuesit në vende “kyçe”të nivelit të dytë në rang qarku janë larguar pas divorcit me Partinë Socialiste.
Pothuajse të gjithë janë larguar një e nga një prej detyrave drejtuese që mbanin në nivel lokalë.
Arben Velo në krye të Prefekturës.
I vetmi që është treguar rezistent është emri i sekretarit të Prefekturës, Arben Velo.
Ai u kataplua në LSI dhe në zgjedhjet lokale të këtij mandati falë votave që korri kjo parti, ai u përfshi në rradhët e antarëve të këshillit bashkiak.
Arben Velo lë këshilltarin pasi kishte lënë dhe gazetarinë në një televizion lokal.
Velaj emërohet sekretar i përgjithshëm i Prefekturës si përfaqësues i LSI-së.
Ai zëvendësoi në prefekturë një tjetër Arben të LSI-së, por me tjetër mbiemër.
Arben Çuko emërohet atëherë në postin e drejtorit të baseneve të ujrave në të gjithë jugun e vendit.
Të gjithë drejtorët e emëruar politikisht nga marveshja PS-LSI janë zëvendësuar.
Anëtarë të thjeshtë të partisë socialiste kanë shprehur pakënaqësite e tyre për moszëvendësimin e tij.
Arben Velo është gazetar prej disa vitesh në Fier në media lokale, por herë pas here i aktivizuar dhe në ato kombëtare.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj