Problemi i shfaqur me ngadalësimin e telefonave të kompanisë Apple, shkaktoi pakënaqësi tek një numër i madh klientësh anembanë botës.
Apple kërkon falje klientëve për ngadalësimin e telefonave.
Dhe së fundmi me anë të një letre të hapur kompania duket se është e vendosur për ta rikuperuar dashurinë e klientëve besnikë.
Ajo iu kërkon falje për ngadalësimin e telefonave iPhone të vjetër.
Nuk kemi bërë kurrë asgjë dhe nuk do të bëjmë kurrë asgjë për të shkurtuar vullnetarisht jetën e pajisjeve, citohet në letër.
Po ashtu kompania njofton një ulje të çmimeve të baterive jashtë garancisë.
Në fillim të 2018-ës ne do të bëjmë një përditësim të sistemit IOS.
Do t’ju mundësojmë klientëve më shumë shikueshmëri në statusin e tyre të baterisë, shkruhet në letrën publike.
www.lajm-shqip.com