Apple deputon një faqe të re për të ndihmuar prindërit të kontrollojnë celularët e fëmijëve. Fëmijët e adhurojnë iPhone-n, dhe kjo ka krijuar disa probleme për Apple.
Në janar, dy investitorë të mëdhenj të Apple kritikuan kompaninë se nuk ka bërë sa duhet për përdorimin e smartfonëve nga fëmijët. Ata i bënë thirrje kompanisë që të shtojë kontrolle prindërore më të avancuara.
Tashmë Apple po debuton një faqe të re që tregon të gjitha mënyrat se si prindërit mund të marrin më shumë kontroll ndaj fëmijëve.
Kontroll se si dhe kur fëmijët e tyre përdorin pajisjet e Apple.
Faqja e re “Familjet” – e vendosur në apple.com/families – është një përpjekje për të ndihmuar prindërit të kuptojnë dhe të përdorin të gjitha veçoritë rreth pajisjeve të Apple.
Shumë prindër nuk e dinë se ata mund të gjejnë vendndodhjen e fëmijëve të tyre, monitorojnë dhe kufizojnë blerjet e tyre dhe filtrojnë se çfarë përmbajtje mund të shohin fëmijët në pajisjet e tyre.

15.03.2018