Aplikimi për kryeprokuror është mbyllur zyrtarisht: 7 kandidaturat…
Kuvendi ka mbyllur zyrtarisht procesin e aplikimit për kryeprokurorin e ri. Për disa ditë me radhë prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit. Në përfundim të këtij procesi kanë qenë shtatë prokurorë që kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Aplikimi mbyllet, zyrtarizohen shtatë kandidatura
Artur Selmani, prokuror në Gjykatën e Lartë
Ermira Tafani, prokurore në Elbasan
Besnik Muçi, prokuror i Krimeve të Rënda
Arta Marku, prokurore në Shkodër
Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës
Arqile Koça, prokuror në Prok. e Përgjithshme
Granit Shahu, prokuror në Tiranë
7 Kandidatët do të thirren në seanca dëgjimore dhe lista me prokurorët që plotësojnë kriteret do t’i çohet për votim parlamentit.
12.12.2017