Aplikacioni i ISIS që po fut në kurth fëmijët britanikë, me qëllim rekrutimin e tyre
Aplikacioni i ISIS
Fëmijët e britanikë, të moshave nga 4 deri në 14-vjeç, janë vënë nën shënjestrën e ISIS.
Një aplikacion drejtshkrimor i ISIS që përmban fotografi të plumbave, raketave dhe armëve, ka për qëllim që të rekrutojë në rrethin e tij nxënësit britanikë.
Aplikimi u sugjerua për studentët në një shkollë të Studimeve Islamike në Londër.
Ata po mësojnë shkrimin arab, pasi një mësuese kërkoi rekomandime duke përdorur “Facebook”.
Në imazhet e aplikacionit të ISIS kishte fjalë të tilla si: raketë, astmë, sëpatë, etj.
Shkronja arabe ‘D’ përfaqësonte fjalën ‘dababa’, ose tank, dhe e tregonte së bashku me një fotografi të një automjeti të blinduar.
Një video promovuese për produktin tregon fëmijët e vegjël që përdorin aplikacionin në tableta.
Me shkronjën “B” përshkruajnë një plumb, me “R” një raketë dhe me “G” një armë.
Zyrtarët kundër terrorizmit u njoftuan për aplikacionin kur një mësuese femër kërkoi rekomandime dhe ua sugjeroi fëmijëve që ta përdornin.
Mësuesja me emrin e rremë Safiyyah Huyay, ishte duke ua mësuar fëmijëve këtë aplikacion.
12.12.2017