Karabinierët në Ragusa anti-drogë kanë arrestuar një të ri shqiptar.
Shqiptarit i është gjetur 1.6 gramë marijuanë gjatë kontrollit të ushtruar në kuadrin e operacionit anti-drogë.
21-vjeçari me iniciale S. V., ishte nervoz gjatë kontrollit të të rinjve në rrugë, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve , raporton syri.net.
Nga qëndrimi nervoz dyshohet se ka qenë në pritje të blerësit të sasisë së drogës, ndërkohë që me vete kishte edhe 45 euro.
Pasi i gjetën drogë, karabinierët anti-drogë i kontrolluan edhe shtëpinë. Atje gjetën 305 gramë të tjera marijuanë, të fshehura në frigorifer.
Gjithashtu u gjenden edhe 3500 euro të ardhura nga shitja e drogës, si dhe materialet e nevojshme për konfeksionimin e saj.
www.lajm-shqip.com