Një ekuipazh ruso-amerikan në bordin e anijes së hapësirës Soyuz bëri një kthim të papritur në tokë. Ky vendim erdhi menjëherë pas nisjes për në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Pas nisjes nga një qendër hapsinore e epokës sovjetike në Kazakistan u raportua për një problem në mekanizmin e anijes kozmike.
Anija e hapësirës “Soyuz” kthehet në Tokë (VIDEO)
Njoftimin e bëri agjensia amerikane e hapësirës Nasa. Anija Soyuz u shkëput prej mekanizmit shtytës përpara se të rikthehej në tokë. Këtë NASA e cilësoi si “zbritje balistike”. Ulja u krye në një kënd më të mprehtë se normalisht duke bërë që ekuipazhi i anijes të përjetojë një forcë më të madhe gravitacionale..Ndërkohë , Shefi i NASA-s Jim Bridenstine, tha se ekipi i tij po punon me homologët rusë për të zbardhur arsyet e incidentit.”Siguria e ekuipazhit është prioritet i madh për NASA-n.
Për këtë arsye do të zhvillohet një hetim i plotë lidhur me shkakun e incidentit”- tha ai në një deklaratë. Të gjitha misionet e fluturimit në hapësirë do të pezullohen derisa hetuesit të kuptojnë se çfarë nuk funksionoi.
Erjona Keta
16.10.2018