Bukuroshja Angela Martina muajin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë. Ajo u martua me miliarderin rumun, Dragos Savulscu. Aktualisht ajo po shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin.
Ata kanë zgjedhur disa vende ekzotike të Afrikës Jugore për të shijuar ditët e ngrohta në janarin e vitit 2018.
Angela ka ndarë vazhdimisht foto pushimet që po kalon me bashkëshortin.
Ditë më parë, ajo hodhi në Instagram edhe një video ku shfaqej mjaft ‘e nxehtë’, teksa endej plazheve të Northen Island të Seychelles. Ndërkohë, Dragos ka publikuar një fotografi, ku shfaqet me rroba banje në plazh.
“Çfarë të bësh në ditët e nxehta”, kishte shkruar ai. Ndërkohë që Angela i përgjigjet:
“Të dukesh më seksi për gruan tënde”.
17.01.2018