Aleatët konservatorë të CSU të kancelares gjermane Angela Merkel pësuan humbje historike. Ndodhi dje në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë. Këto zgjedhje i dhanë një goditje qeverisë së saj të brishtë të koalicionit prej tre palësh. CSU siguroi 35.5 për qind, sipas parashikimeve të Exit-Poll-ve të publikuara në mbyllje të procesit të votimit. Humbi kështu shumicën absolute në landin e pasur Alpin, ku kanë pasur mbështetje të plotë që nga vitet 1960.
Opinion/Angela Merkel mori të dielën goditje të rëndë politike…
Këto zgjedhje e kanë brënda leksionin e demokracisë. Qëndrimi gjatë në krye të pushtetit të konsumon politikisht. Parë rezultatin e zgjedhjeve dukshëm Merkel është në zbritje. Pas shumë vitesh në krye të partisë e qeverisë Merkelit i janë “konsumuar” ingranazhet politike. Është karakteristikë e vëndeve me demokraci solide. Kur punët ecin mirë votuesit të mbajnë në pushtet. Kur ecuritë pozitive ngecin perëndimorët ti pakësojnë votat. Kjo ndodhi me Merkelin! Kjo duhet të ndodhë kudo! Liderët politikë kurrë nuk janë të “pavdekshëm” politikë! Shkëlqimi dhe rënja e zonjës së hekurt Merkel përcaktohet nga vota e gjermanëve. Ata me votë po ja rrëzojnë aksionet politike.! Një erë e re mesa duket po fryn dhe në Gjermani!
Vladimir Muçaj
15.10.2018