Gjermania është shprehur pozitive për pranimin e Maqedonisë në NATO.
“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është me rëndësi të madhe për sigurinë e hapësirës euro-atlantike si dhe impuls i rëndësishëm për stabilizimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimorë ”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.
Ndërsa Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike të Veriut, ka kërkuar nga 29 vendet anëtarë të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit.
Stoltemberg, tha se pasi 29 vendet të ratifikojnë protokollin, do të mund t’i urojnë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtarja e 30-të.
Elona Tereziu
31.01.2019