Analizë / Parodia cinike me operacionin “Forca e Ligjit”
Nga Ylli PATA
Analizë
Shpallja me bujë i aksionit “Forca e Ligjit”, në një ceremoni ku vetë ambasadori amerikan Donald Lu, deklaroi se ka nisur stina e peshqve të mëdhenj, krijoi një pritshmëri të madhe në publik.Madje jo vetëm në opinion, por edhe në qarqet ligjzbatuese të shtetit.
Forcat Speciale të Policisë së Shtetit, janë prej kohësh në gjendje “kazerme”, për t’ju përgjigjur urdhërave për ekzekutimin e kapjeve dhe arrestimeve.
Por nisja e këtij aksioni nuk ka pasur bujën e ceremonisë shpallëse.
Në Fier dhe në Shkodër, siç u bë e ditur nga policia u zhvilluan dy aksione pjesë e “Forca e Ligjit”.
Por rezultati i kapjeve të këtyre dy operacioneve ishte “mbetja në rrjetë” e disa “cironkave”.
Megjithatë, për të gjithë u mendua, se “gjuetia” do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të mbledhë pa zgjedhur.
Por megjithatë pikëpyetjet u hodhën pikërisht kur krerët e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme nisën t’i potenconin këto aksione sit ë fuqishme.
Madje Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, shkroi personalisht në llogarinë e tij të sapo hapur në tvvitter për aksionin e Shkodrës, të cilin e quajti si një nga më kryesorët, duke theksuar se u kap një nga grupet më të fuqishme në zonë.
Po ç’ishte aksioni i Shkodrës?
Bëhët fjalë për operacionin “Balerina”, ku u kap Reinard Tota, një 50 vjeçar që merrej me shfrytëzim prostitucioni.
Atij iu sekuestruan edhe pasuritë, një lokal-bar restorant hotel, makinat, para dhe pajisje elektronike, si dhe një pistoletë.
Grupi në fjalë kishte vite që ushtronte aktivitetin në Shkodër në sytë e të gjithëve. Madje Ferderiku që quhej edhe Reinard, i nxirrte “vajzat e tij” në publik.
Jo vetëm në faqet e rrjeteve sociale por edhe në aktivitete publike siç ishte edhe “çadra e lirisë” e opozitës disa muaj më parë.
Normalisht ai ushtronte një aktivitet antiligjor dhe të dënueshëm. Por kapja e tij gjithsesi ngjan me parodi nëse konsiderohet si një “peshk i madh”.
Kjo pasi edhe sikurt i arrestuari të kishte lidhje me struktura të zbatimit të ligjit, që dushëm ka pasur.
Pasi nuk mund të vepronte lirshëm madje edhe publikisht po të mos i kishte.
Por ai përbën një rast tragjikomik më shumë se të fuqishëm për të justifikuar përfshirjen e tij në “Forca e Ligjit”.
Të fortët të lidhur me struktura e autoritete
Në Shkodër, por edhe në vende të tjera, i dinë me emër dhe mbiemër të fortët e lidhur me struktura e autoritete që i kanë vënë emrin “të paprekshëm”.
Bëhet fjalë për njerëz mbi të cilët rëndojnë vendime penale dhe që nuk ekzekutohen. Madje janë të integruar në jetën normale të qytetit, duke marrë gjoba dhe ushtruar biznese.
Nëse do të kapeshin këta persona, atëherë opinioni do të thoshtë vërtetë se ka nisur “Forca e Ligjit”. Ndryshe gjithçka do të ngjante e pakta si një sarkazmë therrëse, një ironi gati gati, tallëse.
Pasi njerëzit që jetojnë çdo ditë me realitetin e shohin atë, e perceptojnë dhe normalisht kanë pritshmëri ur shteti jep sinjale shpresëdhënëse.
Por nëse këto sinjale do të jenë të tilla, atëherë zhgënjimi është i madh.
Në këtë rast, nuk ka shembuj sesi do të duhet të zhvillohet aksioni. Pasi edhe kapja e kriminelëve të ashtuquajtur “të thjeshtë” përbën një arritje, sepse shteti ndërmerr një hap dhe hap nga ana tjetër një plagë në trupin e mafias.
Por nëse mesazhi përdoret keq mund të fuqizojë edhe më shumë mafiozët se shteti nuk e ka me ta, por me “palacot” që nxjerrin në facebook “aktivitetet” e tyre.
Peshqit e mëdhenj
Por nga ana tjetër, nuk se “peshqit e mëdhenj” janë të zgjuarit e dynjasë.
Mjafton të shikosh në rrejtet sociale faqet e të pasurve, sidomos të fëmijëve të të pasurve shqiptarë.
Ata nxjerrin në akand një panair marramendësh luksi dhe shfrenimi. Duke furnizuar kështu shtetin me një armë të madhe që është mundësia thjesht për të gjetur burimin e parave.
Për të kryer një bilanc normal të origjinës së këtyre njerëzve që nuk janë të gjithë industrialistë apo tregtarë, por edhe pasanikë enigmatikë.
Ja kjo do të ishte një nga hapat e “Forca e Ligjit”. Pasi njerëzit e shikojnë këtë “panair të forcës” si një sfidë jo thjesht ndaj pushtetit.
por ndaj një shteti ku aksioner është qytetari çdo dy vjet kur zhvillohen votime.
E në fakt vetëm për një ditë, se më pas ndryshojnë të gjitha rregullat.
Nis ligji i xhunglës…
Për Lajm Shqip
Ylli PATA