Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu duket se ka ndryshuar mendim për zgjedhjen e kryeprokurori të ri të Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla.
Ambasadori Lu me anë të një postimi deklaroi se:
Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit.
Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin.
Por sot ambasadori Lu është shprehur se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.
I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një kryeprokuror të Përgjithshëm, është shprehur Donald Lu në një takim të organizuar në Tiranë.
Politikanët kanë frikë dhe mundësia që ata të kontrollojë drejtësinë tani ka vdekur.
www.lajm-shqip.com