Ambasadori Amerikan në Gjermani, ka 2 pyetje për Ambasadorin Amerikan në Shqipëri…Ambasadori i SHBA në Gjermani, Richard Grenelli, i emëruar nga Trump, tha, se synon të ‘fuqizojë’ konservatorët evropianë që ‘po përjetojnë një zgjim…
Ambasadori Amerikan në Gjermani, ka 2 pyetje për atë Amerikan, në Shqipëri…
Në një intervistë për portalin konservator Breitbart ambasadori Grenelli konkretisht ka thënë: ‘Unë absolutisht dua të fuqizoj konservatorët dhe liderë konservatorë në Europë… Mendoj se ka një bazë të mirë për zbatimin. e politikave konservatore për shkak të politikave të dështuara të së majtës. Nuk ka dyshim për këtë dhe kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për mua’.
Ndërsa më tej Grenelli shtoi se: ‘Ky është një moment i shkëlqyer kur mund të kuptoni aftësinë për të parë gjithashtu t’ju shfaqen para syve grupe .të vogla elitiste që ju thonë se nuk keni mundësi të fitoni ose nuk do të fitoni’. Në mënyrë indirekte ky sulm ishte dhe kundër “politikanit Rama”. Pasi gjatë fushatës elektorale presidenciale në SHBA, Rama e cilësoi kandidatin Trump, si “turp të njerzimit” dhe i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të mos e votojnë.
Gjatë fushatës elektorale presidenciale në SHBA, Rama e cilësoi kandidatin Trump, si “turp të njerzimit”!!!
Gjithsesi, Grenelli ka pasur mbështetjen direkte të Presidentit Trump dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit. Pavarsisht kritikave që iu bënë nga disa politikanë të majtë gjermanë. Apo dhe diplomatë amerikanë në pension, dikur të emëruar nga Klinton apo Obama. Por në të njëjtën intervistë, ambasadori Grenelli e cilësoi Kancelarin e ri të Austrisë Sebastian Kurz si “star rokenrolli”….Kurz është një politikan i djathtë që drejton qeverinë me të djathtën konservatore austriake. Po ashtu, në Itali dhe në Slloveni kanë fituar forcat e djathta konservatore. Apo forca që janë shprehur kundër emigracionit. Ky ishte një mesazh tjetër për Ramën…I cili po e kthen Shqipërinë në “të vetmin vend në Ballkan për strehimin e trajtimin e emigrantëve nga lindja”. Një shërbim që Rama e bën thjesht dhe vetëm për të mbrojtur karrigen e tij kryeministrore.

Richard Grenelli, tha se synon të ‘fuqizojë’ konservatorët evropianë që ‘po përjetojnë një zgjim nga ‘letalgjia’…
Ndërsa dy pyetje që shtrohen me këtë ras, janë për ambasadorin Lu. Lu para pak ditësh është caktuar nga Presidenti Trump për postin e ambasadorit në Kirgizstan. Gjithsesi, pyetjet e Richard Grenellit për Donald Lu, janë këto:
1) A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?
2) A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?
Megjiatë, Grenelli ka bërë studimet për Master në Administratën Publike në Universitetin e Hauardit. Ka qenë zëdhënësi më jetëgjatë i SHBA në OKB kur presidenti ishte George Bush. Ai ka qenë pjesëtarë i ekipit të kandidatit për president të SHBA Mitt Romney. Richard Grenell u emërua nga Trump në postin e ambasadorit në Gjermani në shtator 2017.
Leonard Xhelili
08.06.2018