Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin vendet ku nesër opozita do organizojë protestën e paralamëruar.
Përmes një emaili drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkon të shmangin qëndrimin përpara Kryeministrisë, sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”.
Gjithashtu, ambasada amerikane kërkon nga shtetasit e saj që të mbajnë një profil të ulët gjatë tubimit ditën e shtunë.
Më herët opozita ka paralajmëruar se protesta do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12:00 dhe do të mbahet përpara godinës së Kryeministrisë.
NJOFTIMI i AMBASADËS
Pikat ku do të bëhet mbledhja e njerëzve përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, lagjet e mëposhtme në Tiranë, Shqipëri:
Bulevardi Deshmoret e Kombit, në afërsi të Zyrës së Kryeministrit, Sheshi Nënë Tereza,
Sheshi Skënderbej.
Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.
Veprimet për tu ndërmarrë:
Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.
Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët
Për Lajm-shqip
Ylli Pata