Ambasada e SHBA dënon me forcë dhunën në protestën e sotme
Ambasada e SHBA dënon dhunën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë
‘Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.
Por, dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.
Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.
Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para.
Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.
Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë.
Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi.
Dhe politikanët kanë frikë.’
Për Lajm Shqip
Ylli PATA