Alpinistët e Elbasanit, për Ditën e Verës në malet e Çermenikës
Alpinistët e Elbasanit, për Ditën e Verës kanë zgjedhur për t’ju ngjitur Gurit të Muzhaqit në malet e Çermenikës. Guri i Muzhaqit është një mal me mbi 1663 metra i lartë dhe me dëborë.

Grupi i Alpinistëve, është ngjitur në këtë lartësi, pikërisht në festën e Ditës së Verës. Realisht, kjo festë pagane e ka zanafillën në Çermenikë. Që herët në lashtësi, banorët e kësaj zone malore, “ngjallën” festën sapo panë që natyra çeli. Prej aty, ajo zbriti në Elbasan, ku sot festohet me madhështi. Në majën e Gurit të Muzhaqit, Alpinistët Elbasanas, kanë festuar simbolikisht Ditën e Verës.
Për Lajm-Shqip
Alfrida.Danushi