Partia Demokratike ka deklaruar sot se trafiku i drogës është arsyet kryesore pse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Burimi kryesor i kanabist në Europë është Shqipëria.
Deputeti Enkelejd Alibeaj citoi një raport me shifra të Europolit.
Raporti i Europolit e radhiste Shqipërinë si
Të ngjashme mund të lexoni:
Raporti i Europolit e radhiste Shqipërinë si burimi kryesor i kanabist në Europë .
Alibeaj nënvizoi se “rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm përmes nxjerrjes para ligjit të Tahirit, Dakos, Sejdinit, Balilajve…”
“Raporti thotë se tregu i drogës në BE, – tha Alibeaj, – është 24 miliardë euro.
Dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimi i parave nga trafiku i drogës është rritur.
Raporti konfirmon se nuk është opozita ajo që po ia nxin faqen vendit.
Por qeveria që po përfiton nga trafiku i drogës.
Shqipëria është burim kryesor i drogës sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i Kryeministrit.
Shqipëria mund të ishte një vend anëtar i NATO-s, që po negocionon edhe për anëtar i BE, por jo!
Se droga vazhdon të jetë prioritet i drogës.
Paratë e drogës duhen pastruar për të financuar blerjet e reja të poltikanëve dhe votës.
Droga është arsyeja që Shqipërisë i mohohet prej tre vitesh hapja e negociatave.
Të huajt e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat nëse nuk nxirren të paprekshmit para ligjit.
Rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm përmes nxjerrjes para ligjit të Tahirit, Dakos, Sejdinit, Balilajve…”, raporton syri.net.
www.lajm-shqip.com