Alfred Peza e cilësoi si profesionale pyetjen që iu drejtua Kryeministrit Rama nga gazetarja Ambrozia Meta. Në studion e Syri.net, Peza tha se ka qenë një moment nervozizmi nga ana e Kryeministrit Edi Rama.
Alfred Peza del kundër Edi Ramës, mbron gazetaren Meta..
“Mendoj se ishte një pyetje profesionale. Ndoshta ishte një moment nervozizmi, por gazetarët asnjëherë s’duhet të linçohen. Nuk ka pyetje të këqija. Pyetjet janë pronë e gazetarëve. Ndërsa përgjigjet të personit që pyetet”, tha Peza.
Sipas Pezës, lajmësi dhe gazetari asnjëherë nuk gjykohet. Ata që gjykohen janë vetëm politikanët.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj