Albin Kurti kërkon zyrtarisht të rikthehet në krye të Vetëvendosjes, tre vite pasi u dorëhoq.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat theksojnë se përkrahësit e ish-kryetarit të burgosur, Albin Kurti kanë konfirmuar kandidimin e tij për t’u rikthyer pas tre vitesh në krye të kësaj partie.
Albin Kurti kërkon rikthimin në krye të Vetëvendosjes
Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm i Vetëvendosjes ka miratuar pas verifikimit, deklaratën e kandidimit te Albin Kurtit.
Kjo pasi tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve pro kesaj kandidature.
Kurti e ka lënë drejtimin e Vetëvendosjes më 1 Mars 2015 kur u zëvendësua nga Visar Ymeri.
Në zgjedhjet e kaluara Vetëvendosje shpalli Kurtin kandidat për kryeministër.
Ai u arrestua në bazë të një fletarresti të lëshuar nga gjykata për shkak se nuk u paraqit në një seancë gjyqësore, për t’u përgjigjur në akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
24.12.2017