“Alba bianca” mega operacion i policisë Italiane.Policia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion antidrogë i koduar “Alba bianca”. I cili ka çuar në shkatërrimin e grupi trafikantësh droge që vepronte.
“Alba bianca” mega operacion i policisë Italiane
Në rajonin e Trentino Alto Adige në Itali e në Baviera të Gjermanisë. Me impenjimin e mbi 100 trupave policorë janë ekzekutuar 20 urdhra ndalimi. Kryesisht në Itali e në Gjermani, si dhe janë kontrolluar mbi 10 banesa. Në flagrancë janë arrestuar 10 persona me akuzën e trafikut të drogës. Operacioni u realizua nga Drejtoria Antikrim e Policisë Financiare Italiane . Kjo në bashkëpunim policinë gjermane e autoritetet doganore gjermane. Gjatë ditës në Prokurorinë e Trentos do të mbahet një konferencë shtypi. Ku do të zbardhen detajet e këtij operacioni.
Jerola Ziaj
10.09.2018