Alarmohet SHBA : Revizionimi i kufinjve është ide e Serbisë, ndërsa Thaçi, u vete pas ‘avazit’!. Analisti amerikan Daniel Serwer, reagoi menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit.
Alarm, SHBA : Revizionimi i kufinjve, ide Serbo-Çetnike, Thaçi u vete pas ‘avazit’!
Serwer, e ka quajtur deklaratën e Thaçit, një ide të rrezikshme. Serwer, tha se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh. Ai mendon se Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me Vuçiçin. Se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Serwer mendon se kjo nuk është nisma e tij, por e Serbisë. E cila po merr bekimin e administratës amerikane. Serwer tha për Zërin e Amerikës se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë. Ja si u shpreh Serwer:
“Mund të forcojë mbështetjen politike për ata brenda në Kosovë që janë kundër Kosovës si shtet. Por dhe që duan bashkimin me Shqipërinë. Kjo mund të dobësojë të moderuarit në Serbi. Dhe do të kishte ndikim negative më gjerë tek Maqedonia, Bosnje-Hercegovin. Pasi Republika Srpska, do të donte të korrigjonte kufijtë e vet dhe të bashkohet me Serbinë. Pastaj kemi ambicjet ruse për të kontrolluar Osetinë Jugore dhe Abkazinë në Gjeorgji, Transnistrian në Moldavi dhe Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë”, tha ai.
Serwer tha se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë.
Serwer, e quan jobindëse idenë se po të quhet ‘korrigjim’, do të shmanget hapja e një Kutie të Pandorës. Kjo është ndarje, tha eksperti i Universitetit “Johns Hopkins”.
“Para së gjithash ai po propozon ndarje për një pjesë të Serbisë. Ai nuk po propozon heqjen dorë nga katër komunat e veriut…Por Serbia do ta propozojë një gjë të tillë në këmbim (për Preshevën). Prandaj është ndarje e Kosovës dhe Serbisë, nuk është korrigjim kufijsh. Dikur, Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territorit duke theksuar se shtetet nuk mund të formohen mbi bazën e përkatësisë etnike, por me parimet e respektimit të pakicave. Por Serwer e pranon që ky qëndrim mund të ketë ndryshuar. Ata do t’i kutojnë këto arsye kur të flasin për këtë qëllim, sesa e vështirë dhe problematike do të jetë”.

Serbia do kërkojë Mitrovicën në këmbim të Preshevës, ndarje Kosovë-Serbi, pra nuk është korrigjim kufijsh …
Serwer tha, se një nga faktorët që perëndimi mund ta ketë modifikuar qëndrimin, mund të ketë të bëjë me valët e populzimit në të dyja anët e Atlantikut.
“Mendoj se ide si kjo që do të kishin qenë sakrilegj për një administratë Clinton (të ish-Presidentit Clinton) dhe madje dhe për një administrate Obama dhe me siguri për një administratë të Hillary Clintonit, janë më të pranueshme në një botë të Trumpit ose Orbanit.
Diplomatët e kanë kuptuar gjithmonë se ndryshimet e kufijve për të kënaqur ndryshimet etnike, janë një proces i pafund. Asnjëherë nuk mund t’i kesh të gjithë njerëzit në anën e duhur të kufirit.”
Serwer shprehet, se hapja e një diskutimi të tillë, do të hapte probleme të mëdha në të gjithë rajonin
Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, (Republika Srpska), Milorad Dodik u shpreh sot se nëse Kosova zë një vend në OKB. Republika Serpska do të kërkonte të njëjtën gjë. Por zoti Serwer tha se nuk beson që Kosova do të marrë anëtarësim në OKB, dhe nëse bihet dakord për një këmbim territori Kina dhe Rusia nuk do të pranojnë këtë.
“Për Rusinë është e mjaftueshme që të destabilizojë Ballkanin dhe të pengojë Bosnjën dhe Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha Serwer.
Analisti i Ballkanit thotë se forca si Vetëvendosja do të rihapnin temën e bashkimit me Shqipërinë dhe të kërkojnë deri në referendum. Për këtë qëllim dhe hapja e kësaj teme do të hapte probleme për politikanët shqiptarë.
“Merita e madhe e Presidentit Thaçi ka qenë pavarësia dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Pse ai do t’i hapë derën bashkimit me Shqipërinë, është një mister për mua. Megjithëse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur publikisht për këtë temë shumë shpesh, është hera e parë që Presidenti Thaçi ose një zyrtar i lartë i Kosovës flet hapur për të.”
Së fundmi, Serwer mendon se kjo nuk është nisma e Thaçit, por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili