Ka shkuar në 21 numri i viktimave sipasojë e prekjes nga virusi i gripit të derrit (H1N1) në Gjeorgji.
Pak ditë më parë, Ministri Gjeorgjian i Shëndetësisë, Davit Sergeenko, konfirmoi 19 të vdekur nga gripi i derrit, ndërsa sot bilanci ka arritur në 21 të vdekur.
Në Gjeorgji numërohen të paktën 750 të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Ndërsa kreu i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Amiran Gamkrelidze, ka njoftuar se në vend kanë mbërritur 7 000 doza të tjera vaksinash kundër gripit të derrit.
Më të privilegjuara për tu pajisur me vaksina janë shtatzënat dhe të afërmit e të prekurve të deritanishëm.
Elona Tereziu
24.01.2019