Alarmi i Tritan Shehut: Larg homoseksualët nga shkollat!
Në një postim në Facebook, deputeti i PD-së Tritan Shehu, ngre alarmin: Larg homoseksualët nga shkollat! Aktivitetet e komunitetit LGBT nëpër shkolla nxisin devijimin normal të nxënësve sepse janë në një moshë delikate, deklaron deputeti Tritan Shehu.

Në një postim në Facebook, deputeti i PD-së Tritan Shehu, kërkon që homoseksualët të mbahen larg shkollës dhe fëmijëve.
Këto aktivitete nxisin devijimin normal të nxënësve, prandaj deputeti Shehu kërkon reagimin e Ministrisë së Arsimit në lidhje me këto aktivitete.
“Zhvillimi në shkollat parauniversitare e aktiviteteve promovuese nga grupet LGBT, është pa dyshim i patelorueshm, në mospërputhje me programet e studimit”. Shkruan Tritan Shehu në postimin e tij në FB lidhur me këto lloj veprimtarish.
Ministria e Arsimit, vazhdon ai, duhet sa më shpejt të japë shpjegime për këto veprime të pabazuara ne ligj. Ministria duhet të marrë masat përkatëse, bllokuese e ndëshkuese.
Precedencë e rrezikshme në të gjitha planet, e konsideron Tritan Shehu këtë veprimtari të cilësuar si të paligjshme. “Mund shkaktojë shtyrje drejt devijimit nga norma të prirjeve seksuale të këtyre fëmijëve akoma adoleshentë”, arsyeton Shehu.
“Për natyrën njerëzore, mbijetesën e species, edukimin, shoqërine dhe jetën thelbësore është ruajtja e konceptit të Shënjtërisë së Familjes”, thekson ai.
Përbërja e familjes nga burri, gruaja e me shpresë fëmijët, kjo duhet të përbëjë kolonën kryesore të edukimit të fëmijëeve. Ndryshe i vëmë fëmijët dhe shoqërinë përpara problemeve e rreziqeve të mëdha.
Ndërkaq, përsa i takon projektligjit për strehim ndaj këtij komuniteti, Shehu e konsideron si një inisiativë të paarsyeshme. “Përfshirja në grupeve LGBT si një kriter për të përfituar banesa, sipas tij, është e paarsyeshme.
Justifikimi i ligjit me një Rezolutë të Kuvendit, thotë deputeti Tritan Shehu, nuk është aspak e vërtetë.
“Më shkoqur, kriteri për të përfituar “strehim social”, është preferencë seksuale, një devijim nga norma. Qartësisht ka për qëllim rritjet spekulative të deklarimeve si pjestare të atyre shoqatave. Jam i bindur se Kuvendi i Shqipërisë nuk do ta votojë një artificë të tillë. Në vetëvete mbart elemente të diskriminimit pozitiv ndaj shoqërisë dhe hapësirë spekulimi”, përfundon deputeti Tritan Shehu.
Për lajm-shqip:
Engjëll Serjani