Në seancën e sotme parlamentare ka patur një deklaratë të fortë të ish-kryeministrit Berisha.
Ai ka deklaruar se Arbër Çekaj ka financuar PS-në gjatë fushatës.
Arbër Çekaj akuzohet si personi që solli sasinë më të madhe të drogës në Shqipëri, plot 613 kg kokainë.
Për këtë shkak një akuzë e tillë është tepër e rëndë. Tregon se krimi dhe qeveria janë të lidhura së bashku. Gjë që rrit tepër pasigurinë qytetare.
Sipas Berishës, kjo kompani ka financuar fushatën e Erion Veliaj.
Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi janë dy porositësit kryesorë të drogës, është shprehur ish lideri i PD.

Akuzon rëndë Berisha: ‘Arbri Garden’ ka financuar PS. Xhaxhai i të arratisurit…
Deklarata e kryeministrit Berisha:
“Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni borderotë e fushatës sa para keni marrë nga ajo kompani. Pasi e panë se u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm bëri detyrën e tij.
Jo drejtori i doganës, jo hetimi doganor por një punonjës i vetëm. Dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. GDF e kishte ndjekur në Maltë dhe në Durrës.
Si të duket kjo? Ku e çuat kontejnerin për 9 ditë? Donit t’i merrnit drogën. Meqenëse gënjyet shqiptarët dhe botën do ju lexoj diçka. Përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane kam këtu fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë.
Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump. Ia çjerr maskën klanit Rama, që tha se nuk ka pasur bashkëpunim ai”- deklaroi Berisha.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
05.02.2018