Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Akuza Pollos nga austriakët, në gjyq vendimi për dixhitalizimin
Akuza Pollos nga austriakët, në gjyq vendimi për dixhitalizimin

Akuza Pollos nga austriakët, në gjyq vendimi për dixhitalizimin

7 vite më parë Komento

Lajm Shqip PollosAkuza Pollos nga austriakët, në gjyq vendimi për dixhitalizimin
Kompania austriake Rohde & Schwartz e Vjenës ka paditur më datë 30 gusht në Gjykatën e Tiranës ish-ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të këtij të fundit, me anë të të cilit shpallte shoqëritë fituese të tenderit për ndërtimin e rrjeteve numerike (dixhitale) të operatorit publik televiziv TVSH.
Tenderi duket se është pezulluar që para se të vinte në pushtet qeveria Rama, megjithatë ende nuk ka asnjë akt administrativ që ta anulojë përfundimisht atë. Fjala është për një projekt ambicioz me vlerë 25 milionë eurosh, që do të zbatonte në Shqipëri detyrimin e vendeve të BE-së për të dixhitalizuar të gjitha transmetimet radio-televizive me një punë disavjeçare.
Por, mënyra se si ka proceduar ministri i Inovacionit Genc Pollo me tenderin 25 milionë eurosh të dixhitalizimit linte të kuptohej se kishte prapaskena korruptive. Në urdhërin e tij për negociata me fituesin që ka paraqitur ofertën më të mirë, që është lëshuar më 17 qershor, gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare, Pollo ka pranuar që të nisin negociata, jo me një subjekt ofertues, por me dy njëkohësisht, gjë që nuk mund të ndodhë.
Në dokumentat paraprakë të tenderit, nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është konstatuar se tri kompani kanë dalë me pikë të afërta, por njera nuk kishte dorëzuar garanci oferte, ndërsa dy të tjerat edhe garancinë e kishin njësoj.
Pollo vendosi papritur që të shpallë dy fituese dhe që negociatat të nisin me të dyja njëkohësisht, duke pranuar, jo një, po dy kontrata.
Lidhur me këtë tender, ekziston edhe një kallzim penal nga dy deputetë të PS, që kanë akuzuar ministrin Genc Pollo se po i shkakton një dëm prej 25 milionë eurosh shtetit me veprimet e mosveprimet e tij.
Kallëzimi është dorëzuar që më 3 maj në Prokurori nga Taulant Balla dhe Alfred Dalipi. Sipas tyre, tenderi ndërkombëtar për garën koncesionare “Për Financimin, Projektimin, Ofrimin, Instalimin, Trainimin dhe Transferimin e Rrjetit DVB-T2 për Republikën e Shqipërisë”, parashikuar për t’u zhvilluar më 13 maj, me një fond limit të papërcaktuar po zhvillohej në shkelje të kushteve që parashiko ligji.
Kjo, “për të krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për të tretët”. Në padi vihet në dukje se në kërkesat për kualifikimin e subjekteve të huaja janë vendosur, nga njësia e prokurimit, kritere të cilat janë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve në Republikën e Shqipërisë.
 
02.10.2013
Burimi: Shqiptarja.com

7 vite më parë
admin
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Vazhdojnë bisedimet në Bruksel për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Pasardhëse

Champions League, fitojnë të mëdhenjtë (Burimi: Top-Channel)

Të Ngjashme

Vidhen dy banesa në Prrenjas, autorët mbeten anonimë …

Vidhen dy banesa në Prrenjas, autorët mbeten anonimë …

admin 2 vite më parë
Arrestohen 8 shqiptarë, grabitën vilën e yllit të Barcelonës

Arrestohen 8 shqiptarë, grabitën vilën e yllit të Barcelonës

Elda Bani 3 vite më parë
Hetohet gruaja 44-vjeçare, e çuditshme ajo që ka bërë

Hetohet gruaja 44-vjeçare, e çuditshme ajo që ka bërë

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com