Akuza për abuzime me fëmijët dhe pas vdekjes. Ky është Wade Robson, -koreograf i njohur që deklaron se pas kaq vitesh se Michael Jackson e ka ngacmuar atë seksualisht në moshën 7 vjeç.
Robson pati një çrregullim nervor në mars të vitit 2011 dhe më pas hapi kutinë e Pandorës, bën të ditur TMZ, duke iu referuar burimeve nga familja e të riut.
“Robson pati mungese oreksi, ankth dhe kjo nisi në vitin 2010 për të shpërthyer në vitin 2011. Shpërthimet e tij nervore ishin kaq të mëdha sa la përgjysëm karrierën dhe u mbyll në shtëpi. U bë i paaftë për punë dhe të përmbushte detyrimet e tij. Më pas i tregoi familjes së tij se Michael Jackson e kishte ngacmuar seksualisht nga mosha 7 deri në moshën 14 vjeç.
Madje ai tha se gjendja ishte e padurueshme ndaj do ngrinte padi ndaj Jackson.
Kurse familja e tij shton se Robson nuk po e bën këtë për para, pasi “ka pasuri mjaftueshëm”
Avokati i familjes Jackson, Howard Weitzman theksoi se kjo që po bën koreografi është e papranueshme dhe gënjeshtër.
“Dy herë në gjyqe është betuar që Michael nuk ka bërë kurrë gjë të keqe kundër tij. Tani 4 vjet pasi ai është ndarë nga jeta kemi dëgjuar gjëra të çuditshme sa dhe kjo deklaratë.
Vetë Robson shprehet se ai ka vuajtur nga ndrydhja e kujtesës dhe se ngacmimi ka ndodhur në Neverland Ranch, ku ai ftohej shpesh në festat e Michael.
Në ankesën e ngritur më 1 maj nga avokatët e Robson në një gjykatë në Los Anxhelos dhe e raportuar sot nga e përditshmja vendase “Los Angeles Times”, Robson i kërkon gjyqtarit dëmshpërblime që duhen paguar nga trashëgimia e Jacksonit.
Michael Jackson është akuzuar për agresion seksual ndaj fëmijëve, por u shpall i pafajshëm gjatë një procesi gjyqësor në vitin 2005.
“Mbreti i popit” vdiq më 25 qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare
09.05.2013
Burimi: Balkanweb