Çdo ditë e më shumë po dëgjohet se njerëzit përqafojnë preferencat e tyre seksuale. Në mënyrë që të jenë ashtu siç kanë ëndërruar gjithmonë, i nënshtrohen operacioneve për ndryshimin e gjinisë. E njëjta gjë ka ndodhur me aktoren e njohur të serialit turk “Yamak Ahmet”, Nil Erkoçlar, e cila e ka ndryshuar gjininë e saj nga femër në mashkull.
Aktorja turke ndryshon gjini, martohet me një vajzë bukuroshe madje …
Aktorja Nil Erkoçlar, e cila konsiderohej si njëra nga femrat më të bukurat në Turqi, ka vendosur ta ndërrojë gjininë. Bukuroshja, e cila në të kaluarën ka qenë edhe Miss, ka thënë se nuk ndihej mirë si femër, prandaj mori vendimin për të ndërruar gjininë. Ajo bëri një operacion dhe tani është kthyer në një mashkull joshës.
“Unë kurrë nuk kam qenë si vajzat e tjera. Nuk luaja asnjëherë me kukulla, nuk rrija me vajzat, por doja të vishesha me veshje sportive dhe me atlete dhe të luaj futboll. Asnjëherë nuk ndjehesha si një femër. Kur hyra në moshën e pjekurisë, kam qenë e qartë se diçka nuk shkonte tek unë.
Vërtet kam qenë një grua nga jashtë, por brenda vetes ndjehesha si një mashkull, sepse gjithmonë më kanë joshur femrat. Mua kurrë nuk më ka interesuar ndonjë djalë, nuk më pëlqente asnjë mashkull”, ka treguar Erkoçlar.
5 vite më parë, Nil ishte një femër, ndërsa pasi iu nënshtrua operacionit, ajo ndryshoi emrin e saj në Ruzgar Erkoçlar. Tashmë, aktorja e njohur jo vetëm që është martuar me një vajzë, por edhe po gëzon jetën e re si një mashkull.
Mesa duket, transformimi i Nil e ka inspiruar edhe motrën e saj, Gul Erkoçlar, e cila po ashtu ka kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë dhe është kthyer në një mashkull me emrin Gorkem.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj