Shqiptarja nga Maqedonia, aktorja aspirante Adea Shabani, dyshohet se është vrarë nga i dashuri në Amerikë.
25 vjeçarja aspironte të bëhej aktore dhe modele në Amerikë.
Familja e Adeas ka ofruar 17.729 £ për gjetjen e saj. Ndërsa tashmë mendohet që kjo ngjarje të ketë një fund tragjik.
Mendohet se Adea është vrarë nga i dashuri i saj i cili u ndoq me shpejtësi nga policia, por nuk u kap prej tyre pasi vrau veten.
Për herë të fundit Adea është parë më 23 shkurt, në një kafene pranë shtëpisë së saj rreth orës 11:00.
Aktorja shqiptare u zhduk në Amerikë. Dyshohet se u vra nga i dashuri.
Aktorja aspirante, nga fotot në mediat sociale duket se bënte një jetë tepër të mirë. U raportua e humbur pasi nuk u paraqit në një orë të mësimit të aktrimit më 23 shkurt.
Familja e saj u nis nga Maqedonia në drejtim të Amerikës për të gjetur bijën e tyre. Ata paguan dhe një hetues privat gjithashtu ofruan shumën 17.729 £ për gjetjen e Adeas.
Tashmë ekziston mundësia që ata të mos e gjejnë më kurrë trupin e vajzës së tyre të dashur.
Një person që besohet të jetë i dashuri i Adeas, vrau veten teksa policët po e ndiqnin. Policët thanë se ai ngiste një Toyota të vjedhur.
Mendohet se çifti ishte nisur për një udhëtim romantik në kohën që 25 vjeçarja u zhduk.
Policia dyshon se ajo është vrarë në një zonë midis Los Angeles dhe Sacramento-s.
Adea kishte shkuar në LA dy vite më parë që të realizonte ëndrrën për t’u bërë aktore.
Një mike tha për Adean muajin e shkuar: “Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë se ku ndodhet. Është një ngjarje tepër trishtuese. Shpresojmë vetëm që ajo të jetë gjallë”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
24.03.2018