Policia e Korçës dhe Pogradecit vijon punën për kapjen e personave të cilët shkelin rregullat rrugore. Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksioni i policisë mbërthen në pranga dy persona pasi…
U arrestua Endri Toroveci, 39 vjeç, banues në Korçë. Kjo pasi në lagjen nr 10 Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip motoçikletë me targë AT661, nën efektin e alkoolit.
Ndërkaq u arrestua edhe Lavdosh Rexhollari, 37 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. 37-vjeçari u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 699 GO.
Vijon aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj