Aksidenton të moshuarin , arrestohet drejtuesja e mjetit. Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetësja Arjane Mici, 26 vjeçe, banuese në Lezhë.
Arrestohet shtetesja A.M pasi aksidenton të moshuarin.
Arrestimi i saj u bë pasi aksidentoi një 63-vjecar. Ngjarja në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, pranë kryqëzimit në Qafë-Thanë. kjo shtetase duke drejtuar mjetin tip “Smart”, me targë AA205PF, ka humbur kontrollin . Dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin R.D, 63 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Librazhd. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit. Për shkak të plagëve të shumta është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
29.06.2019