Aksidenton çiftin me fëmijë, prangoset shoferi…Një aksident me pasoja të rënda mëngjesin e sotëm në Elbasan. Makina ka përplasur një çift bashkë me fëmijën e tyre një vjeç.
Aksident me pasoja të rënda, prangoset shoferi
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Elbasanit, drejt rrugës për Librazhd. Mësohet se është mjeti tip “Seat” me targa AA 041 BO që ka shkaktuar aksidentin. Ajo drejtohej nga 25 vjeçari I.S. Ky i fundit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar një çift burrë e grua dhe fëmijën e tyre. Kjo ka ndodhur në fshatin Mengël 2 kilometra larg Elbasanit. Për pasojë janë aksidentuar bashkëshortët K.V 26 vjeç, N.SH 25 vjeçe edhe djali 1 vjeç. Të tre janë banues në lagjen “Skënderbej”. Ndodhen në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Alfrida Danushi
09.08.2018