Togahan është një aktor i talentuar, suksesi i të cilit është gjithmonë në rritje. Edhe bukuroshja shqiptare, ish Miss Shqipëria, Almeda Abazi është një emër i njohur në Turqi. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në një sërë programesh si Survivor, Dancing with the stars etj. Gjithashtu, ajo ka interpretuar në seriale të ndryshme.
Si ndodhi aksidenti
Almeda Abazi, ish-Miss Shqipëria, e cila është një nga moderatoret më të njohura në Turqi është përfshirë në një aksident rrugor. Mediat turke shkruajnë se mbrëmjen e një dite më parë, çifti ka pësuar një aksident automobilistik, ku makina me të cilën po lëvizte dyshja e njohur u aksidentua nga një taksi në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll.
Aksidentohet në dalje të parkingut ish-miss Shqipëria, çifti po kthehej nga një darkë romantike
“Haberturk” shkruan se “Abazi, e cila 4 ditë të javës i kalon në Shqipëri ku është angazhuar në prezantimin e “Dancing with the Stars” dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman, i cili sapo është kthyer nga turi i tij në Afrikë, kaluan një kohë romantike në një restorant në Kurucesme”. Por në dalje nga restoranti ata u përplasën nga një taksi. Fatmirësisht në aksident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale. Pas shokut të përjetuar, Sayisman mbajti krahun dhe priti policinë. “Faleminderit Zotit shpëtuam paq”, tha aktori, i cili iu nënshtrua edhe një testi alkooli.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj