Aksidentet në vendin e parë, Spitali i Traumës pret 150 urgjenca në ditë
Aksidentet
Rritja e automjeteve në qarkullim dhe niveli i ulët i edukimit të këmbësorëve për të lëvizur në rrugë, ka çuar në rritjen e aksidenteve, që jo në pak raste përfundojnë me fatalitet.
Spitali Universitar i Traumës përballet çdo ditë me 150 urgjenca të ndryshme.
Por aksidentet qëndrojnë në vendin e parë me përqindjen më të lartë.
Kirurgu Agron Dogjani tha se:
“Rëniet me makinë, me biçikletë, rëniet me motor me të gjithë mjetet e lëvizshme janë në vend të parë. Më pas, në vendin e dytë, e mbajnë rëniet nga lartësitë, po ta shikojmë 20 deri në 25% të rasteve që paraqiten në spitalin tonë janë rëniet nga lartësitë…”
Urgjenca e Traumës është ajo që përballet thuajse me të gjitha rastet e ndodhura në të gjithë vendin.
Sipas raportit të tyre, vetëm 50% e rasteve i përkasin kryeqytetit, pjesa tjetër janë nga qytete të ndryshme.
Ekspertët ngrenë shqetësimin se, traumat rënditen në vendin e dytë, pas sëmundjeve kardiovaskulare për nga vdekshmëria.
11.11.2017
Burimi: Opinion.al