Dy aksidente rrugore janë regjistruar pak pas mesditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat kanë bllokuar për rreth 15 minuta lëvizjen e lirshme të automjeteve.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Aksidentet në vendin e parë, Spitali i Traumës pret 150 urgjenca në ditë
•Aksidentet/ Bilanc tragjik, 20 të plagosur…
•Bilanci i luftës nga aksidentet, 117…
Nga raportimet në vendngjarje raportohet për dy aksidente. Aksidentet kanë ndodhur në të dyja kahet e lëvizjes, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Policia është gjendur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur që për pak kohë të zhbllokojë lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet.
Burimi: Opinion.al