Aksident tragjik, shqiptari përplas për vdekje me kamion rumunen
Aksident tragjik
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Romë të Italisë.
Një shqiptar, që drejtonte një kamion, ka përplasur për vdekje një grua rumune.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën Tuscolana.
Viktima është identifikuar si 37-vjeçarja, Emanuela Croitoru.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke drejtuar mjetin tip “Fiat Doblo” kur ka përplasur gruan, rreth orës 4:00.
Ai është përpjekur t’i japë ndihmën e parë, por ajo ka ndërruar jetë.
Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen.
10.12.2017